Mëso si ta ndihmosh bebin tënd të arrijë fazat e zhvillimit motorrik, pa e sforcuar dhe në mënyrën e duhur për moshën e tij.
Kjo është një konsultë individuale ku do të udhëzoj hap pas hapi si të kuptosh fazat e zhvillimit motorrik të bebushit tënd, në mënyrë që të dish si ta ndihmosh atë nëpërmjet ushtrimeve dhe aktiviteteve të thjeshta, të përshtatura për fazën ku ndodhet bebi yt.
bebushi yt po përpiqet të mësojë një aftësi të re – qoftë qëndrimin barkas, rrotullimin, zvarritjen, ecjen këmbadorazi, ngritjen në këmbë apo ecjen e pavarur –por po mundohet shumë ose një fazë po zgjatet më tepër seç prisje, dhe ti ndjen që bebi ka nevojë për pak ndihmë…
nëse pediatri të thotë se “është brenda normales”, por ti ende nuk e di çfarë të bësh praktikisht…
nëse dëgjon shumë këshilla, por asnjë nuk të ndihmon të kuptosh çfarë është e përshtatshme për bebin tënd
nëse je lodhur duke kërkuar pafund në Google ushtrime që bebi nuk i pëlqen dhe as nuk funksionojnë ,prandaj ti i lë fare...
dhe megjithatë dëshiron ta ndihmosh bebushin tënd të zhvillohet përmes lëvizjes dhe lojës së shëndetshme, pa e sforcuar,
atëherë , dije se je në vendin e duhur.
Shumë prindër që vijnë në konsultë më thonë të njëjtën gjë:
Pediatri thotë që gjithçka është “brenda normales”, por ata ende ndihen të pasigurtë sepse nuk dinë si ta ndihmojnë bebin e tyre konkretisht kur bebi ka vështirësi të arrijë një fazë të caktuar.
Por në fakt problemi zakonisht nuk është se prindi nuk po bën mjaftueshëm.
Shpesh, problemi është që askush nuk u ka udhëzuar si ta ndihmojnë bebin në mënyrë të qartë, duke respektuar ritmin e tij.
Kur nuk ke:
një mënyrë për të kuptuar fazat e zhvillimit të bebit tënd
një mënyrë të thjeshtë për ta stimuluar përmes lëvizjes së shëndetshme
një plan të thjeshtë se çfarë të bësh dhe çfarë jo
edhe prindërit më të përkushtuar përfundojnë duke dyshuar veten.
Por gjërat nuk kanë pse të jenë kështu sepse këto dyshime nuk të ndihmojnë as ty as bebin.
Të zgjohesh çdo mëngjes duke ditur çfarë aktivitetesh dhe lojrash do të bëni sot me bebin tënd. Jo sepse ke një listë gjërash që duhet ti bësh me detyrim, por sepse ti e di çfarë i shërben atij në këtë fazë.
Imagjino që nuk po dyshon më veten çdo ditë, sepse tani ti e di që po bën më të mirën për zhvillimin fizik të bebit tënd.
Imagjino që tani krahasimet nuk të bëjnë fare përshtypje. Sepse tani në vend që të ndikohesh nga komentet “është herët” apo “është vonë”, nga këshillat '' bëj këtë" e "mos bëj atë" , ti qëndron e qetë, sepse ti e di në cilën fazë ndodhet bebushi yt tani dhe çfarë është e përshtatshme për të sepse je duke e praktikuar!
Tani ti e di si ta ndihmosh bebin të arrijë fazat e zhvillimit të tij dhe di ku të drejtohesh nëse një fazë zgjatet më shumë seç duhet — pa e sforcuar dhe pa improvizuar.
Më e rëndësishmja : në vend të dyshimit të përditshëm, ke qartësi.
Sepse tani ke një plan të thjeshtë që të jep siguri në atë që bën çdo ditë me bebin tënd.
Kjo është pikërisht mënyra se si shumë prindër ndihen pas konsultës.
Kjo është një konsultë individuale 1:1 online, është ndërtuar për prindërit e bebushave 0-18 muaj që duan të ndihen më të qetë dhe më të sigurt në mënyrën se si po e mbështesin dhe ndihmojnë zhvillimin e bebit të tyre, pa e sforcuar bebin dhe pa dyshuar vazhdimisht veten.
Gjatë konsultës realizohet monitorim dhe vëzhgim i zhvillimit motor të bebit (screening), së bashku me udhëzime të qarta për prindin mbi mbështetjen e zhvillimit motorik në përditshmëri.
Unë do të të udhëzoj personalisht gjatë gjithë procesit, për të të ndihmuar të kuptosh më mirë zhvillimin motorrik të bebit tënd dhe mënyrën si ta mbështesësh atë në mënyrë të sigurt.
Konsulta zhvillohet përmes video-takimit online dhe është e fokusuar plotësisht te bebushi yt dhe te ndërveprimi me ty si prind. Qëllimi i saj është të të ndihmojë të kuptosh qartë në cilën fazë zhvillimi ndodhet aktualisht bebi yt dhe si ta mbështesësh zhvillimin e tij në mënyrë të sigurt dhe pa e sforcuar, përmes aktiviteteve dhe ushtrimeve të përshtatura sipas moshës dhe fazës ku ndodhet.
Udhëtimi ynë fillon që në momentin që rezervon konsultën.
Pasi të përfundosh rezervimin, do të marrësh konfirmimin e konsultës dhe të gjitha informacionet e nevojshme për takimin tonë online në email dhe WhatsApp
(linkun për video-takimin, datën dhe orarin e konsultës).
Do të marrësh gjithashtu një formular të shkurtër paraprak, i fokusuar te zhvillimi motorik i bebit dhe fazat që ka arritur deri tani, i cili plotësohet përpara takimit. Ky formular më ndihmon të përgatitem për konsultën në mënyrë sa më të fokusuar, në mënyrë që koha jonë bashkë të jetë sa më e vlefshme për ty dhe bebin tënd.
Takimi ynë do të zgjasë 1 orë dhe do të zhvillohet online.
Kjo i jep bebit mundësinë të lëvizë lirshëm, të luajë dhe të ndërveprojë me ty në mënyrën më natyrale të mundshme, pa presion dhe pa sforcim.
Pikërisht sepse bebi ndodhet në mjedisin e tij të përditshëm, ne mund të shohim më qartë si lëviz realisht, si pozicionohet dhe si reagon spontanisht.
Gjatë kohës që bebi luan dhe eksploron lirshëm, unë do të:
vëzhgoj lëvizjet e tij
shoh mënyrën si pozicionohet
kuptoj në cilën fazë të zhvillimit motorik ndodhet aktualisht
Duke e lejuar bebin të shprehet përmes lëvizjes dhe lojës, në një mjedis ku ai ndihet i sigurt pranë teje, arrijmë të kuptojmë më qartë fazën ku ndodhet dhe çfarë ka realisht nevojë në këtë moment.
Ndërkohë që bebi luan dhe eksploron, unë do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe paqartësive të tua në lidhje me fazat e zhvillimit motorik, duke të shpjeguar çdo gjë në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe të kuptueshme.
Qëllimi i konsultës është që në fund të takimit:
të kuptosh qartë çfarë po vëzhgojmë dhe pse
të ndihesh e sigurt dhe e orientuar
të dish si ta mbështesësh bebin në përditshmëri edhe pas konsultës
Bazuar në atë që vëzhgoj gjatë konsultës dhe në atë që diskutojmë së bashku, do të të udhëzoj hap pas hapi se çfarë është e përshtatshme për bebin tënd në këtë fazë të zhvillimit dhe si mund ta mbështesësh atë në përditshmëri.
Do të marrësh ide konkrete për ushtrime dhe aktivitete përmes lojës, të përshtatura për moshën dhe aftësitë aktuale të bebushit, si edhe udhëzim të qartë se si t’i zbatosh këto aktivitete në shtëpi, në mënyrë të sigurt dhe pa e sforcuar.
Pas përfundimit të konsultës, do të përgatis një plan me ushtrime dhe aktivitete të përshtatur sipas fazës së zhvillimit të bebit, të cilin do ta marrësh brenda ditës në adresën tënde të email-it, për ta ndjekur në shtëpi.
Më pas, ecuria do të ndiqet në vazhdimësi prej meje përmes komunikimit në WhatsApp, në mënyrë që të mos ndihesh vetëm në këtë rrugëtim dhe të kesh gjithmonë orientimin e nevojshëm.
Një plan me aktivitete dhe udhëzime praktike , të përshtatura për fazën e zhvillimit motorrik ku ndodhet bebushi yt
Shpjegim të qartë se si dhe pse bëhen këto ushtrime dhe aktivitete
Udhëzim praktik se si t’i zbatosh në shtëpi, përmes lojës dhe pa e sforcuar bebin
Strukturë të thjeshtë për krijimin e një rutine të qëndrueshme, me aktivitete fizike të përshtatura për përditshmërinë e familjes suaj
Qartësi mbi aftësitë kryesore që priten në fazën pasuese të zhvillimit
Orientim profesional për të kuptuar kur ka nevojë të drejtohesh për ndihmë të mëtejshme
Konsulta do të përfshijë:
Gjatë konsultës bëhet monitorim dhe vëzhgim i zhvillimit motor të bebit, si dhe udhëzim për hapat e mëtejshëm.
Një plan ushtrimesh dhe aktivitetesh, të përshtatur sipas fazës ku ndodhet aktualisht bebi yt.
Udhëzim i drejtpërdrejtë dhe i personalizuar gjatë konsultës, së bashku me shpjegime të qarta se si t’i zbatosh aktivitetet në shtëpi në mënyrë të sigurt.
materiale praktike me ushtrime dhe video, që prindi i merr në telefon dhe mund t’i shikojë lehtësisht si ti bëjë në shtëpi me bebin
ke një bebush 0–18 muaj dhe ndihesh e pasigurt dhe do të dish si ta ndihmosh zhvillimin motorik të tij në përditshmëri
ndihesh e pasigurt nëse po e ndihmon mjaftueshëm bebin tënd ti arrijë me lehtësi etapat e zhvillimit motorrik
do të dish në çfarë faze të zhvillimit motorrik është bebushi jot
ndjen se ke nevojë për më shumë udhëzim rreth lëvizjes, lojës dhe mënyrave më të shëndetshme për ta ndihmuar në shtëpi
pediatri të ka thënë që gjithçka është “brenda normales”, por ti ende ndjen se ke nevojë për më shumë qartësi dhe udhëzim praktik
ndihesh e lodhur nga këshilla të ndryshme, informacione kontradiktore dhe “duhet / s’duhet” që nuk të ndihmojnë realisht
do të dish çfarë të bësh konkretisht në përditshmëri, jo vetëm të lexosh teori
dëshiron ta ndihmosh bebin tënd pa e sforcuar, në mënyrë të sigurt
kërkon udhëzim të personalizuar, të bazuar tek etapa e zhvillimit motoriik ku është bebi jot tani e jo ushtrime të përgjithshme nga interneti
do të ndihesh më e qetë dhe më e sigurt në atë që bën çdo ditë për bebin tënd
Pyetjet më të shpeshta që kanë prindërit para se të rezervojnë:
Në shumicën e rasteve, prindërit vijnë sepse duan të kuptojnë më qartë si ta mbështesin lëvizjen dhe zhvillimin motorik të bebit në përditshmëri, jo sepse ka diçka “gabim”.
Ushtrimet dhe aktivitetet që sugjerohen nuk janë trajtim, por udhëzim i përshtatur sipas fazës së zhvillimit, me qëllim pasurimin e lëvizjes, lojës dhe përvojave motorike të bebit, në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme për fazën ku ndodhet.
Qëllimi nuk është të “rregullojmë” diçka, por të krijojmë kushtet e duhura që bebushi të eksplorojë, të lëvizë dhe të zhvillohet natyrshëm
Jo.
Kjo konsultë nuk ka për qëllim vendosjen e diagnozave dhe nuk zëvendëson vizitën te pediatri apo një vlerësim terapeutik.
Konsulta përfshin monitorim dhe vëzhgim të zhvillimit motorrik të bebit (screening i zhvillimit motor), me qëllim edukimin dhe udhëzimin e prindërve.
Fokusi i saj është udhëzimi dhe mbështetja e prindërve, për t’i ndihmuar të kuptojnë më qartë si ta shoqërojnë dhe mbështesin zhvillimin motorik të bebit në përditshmëri, në mënyrë të sigurt dhe të përshtatur për fazën ku bebi ndodhet.
Nëse gjatë konsultës lind nevoja për një vlerësim klinik të mëtejshëm, prindërit udhëzohen dhe referohen tek pediatri.
Jo.
Kjo konsultë nuk përfshin trajtime apo programe rehabilitimi dhe nuk ka karakter terapeutik.
Ushtrimet dhe aktivitetet që sugjerohen janë lëvizje të thjeshta dhe natyrale, të bazuara në zhvillimin motorik të shëndetshëm të bebit. Ato synojnë të pasurojnë përvojat e tij të përditshme përmes lojës, ndërveprimit dhe mënyrës si e mbështesim në shtëpi.
Këto udhëzime janë:
të përshtatura për fazën ku ndodhet bebushi yt
të lehta për t’u zbatuar në përditshmëri
të sigurta, pa sforcim dhe pa presion
Qëllimi nuk është rehabilitimi, por krijimi i kushteve të duhura që bebushi të eksplorojë, të lëvizë dhe të zhvillohet në mënyrë natyrale.
Po, dhe kjo është shumë e zakonshme.
Shumë prindër vijnë në konsultë pikërisht sepse, edhe pse zhvillimi i bebit është brenda normales, ata ndjejnë nevojën për më shumë qartësi dhe udhëzim praktik në përditshmëri.
Shpesh pyetjet nuk janë:
“a ka bebi im një problem?”, por:
çfarë mund të bëj konkretisht në këtë fazë?
si ta ndihmoj më mirë përmes lëvizjes dhe lojës?
çfarë është e dobishme dhe çfarë nuk është e nevojshme?
“Brenda normales” nuk do të thotë gjithmonë se prindërit kanë qartësi se si ta ndihmojnë zhvillimin motorrik të bebin në përditshmëri – dhe pikërisht këtu fokusohet kjo konsultë.
Kjo konsultë është e vlefshme, sepse qëllimi i saj është të krijojmë kushtet e duhura që bebushi të eksplorojë, të lëvizë dhe të kalojë fazat e zhvillimit motorik me lehtësi dhe në ritmin e tij, pa presion dhe pa sforcim.
Po.
Pas konsultës do të marrësh një plan udhëzimi, me aktivitete dhe këshilla të përshtatura për fazën ku ndodhet bebushi yt.
Plani përfshin ushtrime dhe aktivitete të përgjithshme, të thjeshta dhe të përshtatshme për fazën e zhvillimit, të bazuara në lojë dhe ndërveprim, së bashku me udhëzime të qarta se si t’i zbatosh në mënyrë të sigurt në përditshmëri, në shtëpi.
Plani përgatitet pas përfundimit të konsultës dhe do të të dërgohet në email-in tënd personal brenda së njëjtës ditë.
Ato janë të shpjeguara dhe të ilustruara përmes videove, në formë loje dhe ndërveprimi, sepse pikërisht marrëdhënia prind–bebush është elementi kryesor që mbështet lëvizjen dhe të mësuarit.
Aktivitetet bazohen në:
lojë
ndërveprim të përditshëm
pozicionime të thjeshta dhe jo në sforcim të bebushit.
Këto ushtrime janë të përgjithshme dhe sugjerohen për fazat e zhvillimit motorik në një zhvillim tipik të bebit. Ato përfshijnë aktivitete të thjeshta që ndihmojnë në pozicionime të sakta të trupit dhe mbështesin forcimin, ekuilibrin dhe koordinimin në mënyrë natyrale.
Përgjigje:
Zhvillimi i bebit nuk është një vijë e drejtë dhe çdo bebush ka ritmin e tij unik.
Ushtrimet dhe aktivitetet nuk kanë për qëllim ta detyrojnë bebin të arrijë një aftësi brenda një afati të caktuar, por të krijojnë kushtet e duhura që ai ta mësojë atë në mënyrë natyrale.
Shpesh, përmirësimet nuk shfaqen menjëherë si “arritje”, por vërehen gradualisht:
në mënyrën si bebi lëviz
si pozicionohet
si eksploron dhe ndërvepron me mjedisin
Për këtë arsye, pas konsultës do të kesh mundësinë të komunikosh me mua për paqartësi dhe orientim, në mënyrë që të mos ndihesh vetëm gjatë këtij procesi.
Nëse gjatë konsultës ose gjatë ndjekjes në vazhdim, bazuar në gjykimin tim profesional, lind nevoja për një vlerësim më të thelluar, do të rekomandoj drejtimin tek profesionisti përkatës, në mënyrë që bebushi të marrë mbështetjen e duhur.
Përgjigje:
Po.
Pas konsultës do të kesh mundësinë të komunikosh me mua përmes WhatsApp, për qartësime dhe orientim gjatë zbatimit të udhëzimeve në shtëpi.
Kjo mbështetje shërben për të të ndihmuar të ndihesh e sigurt në atë që po bën, të sqarosh paqartësi dhe të marrësh drejtimin e duhur gjatë procesit, pa e kaluar fokusin e konsultës në ndjekje të vazhdueshme apo trajtim.
Rezervimi i orarit konfirmohet pas përfundimit të pagesës online, e cila është mënyra standarde e pagesës për këtë konsultë.
Në rast se pagesa online nuk është e mundur, mund të më kontaktosh për të diskutuar një mënyrë alternative pagese. Në këto raste, pagesa duhet të kryhet dhe të konfirmohet të paktën 24 orë përpara orarit të konsultës.
Nëse pagesa nuk konfirmohet brenda këtij afati, orari lirohet automatikisht dhe i ofrohet familjeve të tjera në pritje.
Ky rregull na ndihmon të respektojmë kohën dhe angazhimin e të gjithëve, si dhe të mbajmë oraret të qarta, të drejta dhe të organizuara.
📍 Online
⏱ 60 minuta
Investimi për konsultën
Shënim: Për shkak se dua ti përkushtohem çdo familjeje dhe çdo bebushi me vëmendjen dhe kohën që kanë nevojë, nuk mund të zhvilloj më shumë se disa konsulta në javë. Prandaj të lutem kontrollo oraret e lira për javën para se të prenotosh.