Rezervo konsultën për për bebin tënd (0–18 muaj)
Rezervo konsultën për për bebin tënd (0–18 muaj)
Je vetëm një hap larg nga qartësia, siguria dhe udhëzimi që të ka munguar në ndjekjen e zhvillimit motorrik të bebit tënd
Gjatë konsultës realizohet:
Monitorim dhe vëzhgim i zhvillimit motor të bebit (screening), së bashku me udhëzime të qarta për prindin mbi mbështetjen e zhvillimit motorik në përditshmëri.
Gjatë konsultës do të marrësh:
✅ Një plan me aktivitete dhe udhëzime praktike , të përshtatura për fazën e zhvillimit motorrik ku ndodhet bebushi yt
✅ Shpjegim të qartë se si dhe pse bëhen këto ushtrime dhe aktivitete
✅ Udhëzim praktik për t’i zbatuar në shtëpi, përmes lojës dhe pa e sforcuar bebin
✅Strukturë të thjeshtë për krijimin e një rutine të qëndrueshme, me aktivitete fizike të përshtatura për përditshmërinë e familjes suaj
✅ Qartësi mbi aftësitë kryesore që priten në fazën pasuese të zhvillimit
✅ Orientim profesional për të kuptuar kur ka nevojë të drejtohesh për ndihmë të mëtejshme
📍 Online
⏱ 50 minuta
Investimi për konsultën
Për shkak se dua t’i përkushtohem çdo familjeje dhe çdo bebushi me vëmendjen dhe kohën që kanë nevojë, numri i konsultave që zhvilloj çdo javë është i limituar.Prandaj, të lutem kontrollo oraret e lira për javën përpara se të rezervosh takimin.
Për të konfirmuar rezervimin, të lutem kryej pagesën më poshtë.
Rezervimi i orarit konfirmohet pas përfundimit të pagesës online, e cila është mënyra standarde e pagesës për këtë konsultë.
Në rast se pagesa online nuk është e mundur, mund të më kontaktosh për të diskutuar një mënyrë alternative pagese. Në këto raste, pagesa duhet të kryhet dhe të konfirmohet të paktën 24 orë përpara orarit të konsultës.
Nëse pagesa nuk konfirmohet brenda këtij afati, orari lirohet automatikisht dhe i ofrohet familjeve të tjera në pritje.
Ky rregull na ndihmon të respektojmë kohën dhe angazhimin e të gjithëve, si dhe të mbajmë oraret të qarta, të drejta dhe të organizuara.
Në rast se pagesa online nuk është e mundur, mund të më kontaktosh për të diskutuar një mënyrë alternative pagese.
Konsulta do të përfshijë:
Gjatë konsultës bëhet monitorim dhe vëzhgim i zhvillimit motor të bebit, si dhe udhëzim për hapat e mëtejshëm.
Një plan ushtrimesh dhe aktivitetesh, të përshtatur sipas fazës ku ndodhet aktualisht bebi yt.
Udhëzim i drejtpërdrejtë dhe i personalizuar gjatë konsultës, së bashku me shpjegime të qarta se si t’i zbatosh aktivitetet në shtëpi në mënyrë të sigurt.
materiale praktike me ushtrime dhe video, që prindi i merr në telefon dhe mund t’i shikojë lehtësisht si ti bëjë në shtëpi me bebin
ke një bebush 0–18 muaj dhe ndihesh e pasigurt dhe do të dish si ta ndihmosh zhvillimin motorik të tij në përditshmëri
ndihesh e pasigurt nëse po e ndihmon mjaftueshëm bebin tënd ti arrijë me lehtësi etapat e zhvillimit motorrik
do të dish në çfarë faze të zhvillimit motorrik është bebushi jot
ndjen se ke nevojë për më shumë udhëzim rreth lëvizjes, lojës dhe mënyrave më të shëndetshme për ta ndihmuar në shtëpi
pediatri të ka thënë që gjithçka është “brenda normales”, por ti ende ndjen se ke nevojë për më shumë qartësi dhe udhëzim praktik
ndihesh e lodhur nga këshilla të ndryshme, informacione kontradiktore dhe “duhet / s’duhet” që nuk të ndihmojnë realisht
do të dish çfarë të bësh konkretisht në përditshmëri, jo vetëm të lexosh teori
dëshiron ta ndihmosh bebin tënd pa e sforcuar, në mënyrë të sigurt
kërkon udhëzim të personalizuar, të bazuar tek etapa e zhvillimit motoriik ku është bebi jot tani e jo ushtrime të përgjithshme nga interneti
do të ndihesh më e qetë dhe më e sigurt në atë që bën çdo ditë për bebin tënd
Pyetjet më të shpeshta që kanë prindërit para se të rezervojnë:
Në shumicën e rasteve, prindërit vijnë sepse duan të kuptojnë më qartë si ta mbështesin lëvizjen dhe zhvillimin motorik të bebit në përditshmëri, jo sepse ka diçka “gabim”.
Ushtrimet dhe aktivitetet që sugjerohen nuk janë trajtim, por udhëzim i përshtatur sipas fazës së zhvillimit, me qëllim pasurimin e lëvizjes, lojës dhe përvojave motorike të bebit, në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme për fazën ku ndodhet.
Qëllimi nuk është të “rregullojmë” diçka, por të krijojmë kushtet e duhura që bebushi të eksplorojë, të lëvizë dhe të zhvillohet natyrshëm
Jo.
Kjo konsultë nuk ka për qëllim vendosjen e diagnozave dhe nuk zëvendëson vizitën te pediatri apo një vlerësim terapeutik.
Konsulta përfshin monitorim dhe vëzhgim të zhvillimit motorrik të bebit (screening i zhvillimit motor), me qëllim edukimin dhe udhëzimin e prindërve.
Fokusi i saj është udhëzimi dhe mbështetja e prindërve, për t’i ndihmuar të kuptojnë më qartë si ta shoqërojnë dhe mbështesin zhvillimin motorik të bebit në përditshmëri, në mënyrë të sigurt dhe të përshtatur për fazën ku bebi ndodhet.
Nëse gjatë konsultës lind nevoja për një vlerësim klinik të mëtejshëm, prindërit udhëzohen dhe referohen tek pediatri.
Jo.
Kjo konsultë nuk përfshin trajtime apo programe rehabilitimi dhe nuk ka karakter terapeutik.
Ushtrimet dhe aktivitetet që sugjerohen janë lëvizje të thjeshta dhe natyrale, të bazuara në zhvillimin motorik të shëndetshëm të bebit. Ato synojnë të pasurojnë përvojat e tij të përditshme përmes lojës, ndërveprimit dhe mënyrës si e mbështesim në shtëpi.
Këto udhëzime janë:
të përshtatura për fazën ku ndodhet bebushi yt
të lehta për t’u zbatuar në përditshmëri
të sigurta, pa sforcim dhe pa presion
Qëllimi nuk është rehabilitimi, por krijimi i kushteve të duhura që bebushi të eksplorojë, të lëvizë dhe të zhvillohet në mënyrë natyrale.
Po, dhe kjo është shumë e zakonshme.
Shumë prindër vijnë në konsultë pikërisht sepse, edhe pse zhvillimi i bebit është brenda normales, ata ndjejnë nevojën për më shumë qartësi dhe udhëzim praktik në përditshmëri.
Shpesh pyetjet nuk janë:
“a ka bebi im një problem?”, por:
çfarë mund të bëj konkretisht në këtë fazë?
si ta ndihmoj më mirë përmes lëvizjes dhe lojës?
çfarë është e dobishme dhe çfarë nuk është e nevojshme?
“Brenda normales” nuk do të thotë gjithmonë se prindërit kanë qartësi se si ta ndihmojnë zhvillimin motorrik të bebin në përditshmëri – dhe pikërisht këtu fokusohet kjo konsultë.
Kjo konsultë është e vlefshme, sepse qëllimi i saj është të krijojmë kushtet e duhura që bebushi të eksplorojë, të lëvizë dhe të kalojë fazat e zhvillimit motorik me lehtësi dhe në ritmin e tij, pa presion dhe pa sforcim.
Po.
Pas konsultës do të marrësh një plan udhëzimi, me aktivitete dhe këshilla të përshtatura për fazën ku ndodhet bebushi yt.
Plani përfshin ushtrime dhe aktivitete të përgjithshme, të thjeshta dhe të përshtatshme për fazën e zhvillimit, të bazuara në lojë dhe ndërveprim, së bashku me udhëzime të qarta se si t’i zbatosh në mënyrë të sigurt në përditshmëri, në shtëpi.
Plani përgatitet pas përfundimit të konsultës dhe do të të dërgohet në email-in tënd personal brenda së njëjtës ditë.
Ato janë të shpjeguara dhe të ilustruara përmes videove, në formë loje dhe ndërveprimi, sepse pikërisht marrëdhënia prind–bebush është elementi kryesor që mbështet lëvizjen dhe të mësuarit.
Aktivitetet bazohen në:
lojë
ndërveprim të përditshëm
pozicionime të thjeshta dhe jo në sforcim të bebushit.
Këto ushtrime janë të përgjithshme dhe sugjerohen për fazat e zhvillimit motorik në një zhvillim tipik të bebit. Ato përfshijnë aktivitete të thjeshta që ndihmojnë në pozicionime të sakta të trupit dhe mbështesin forcimin, ekuilibrin dhe koordinimin në mënyrë natyrale.
Përgjigje:
Zhvillimi i bebit nuk është një vijë e drejtë dhe çdo bebush ka ritmin e tij unik.
Ushtrimet dhe aktivitetet nuk kanë për qëllim ta detyrojnë bebin të arrijë një aftësi brenda një afati të caktuar, por të krijojnë kushtet e duhura që ai ta mësojë atë në mënyrë natyrale.
Shpesh, përmirësimet nuk shfaqen menjëherë si “arritje”, por vërehen gradualisht:
në mënyrën si bebi lëviz
si pozicionohet
si eksploron dhe ndërvepron me mjedisin
Për këtë arsye, pas konsultës do të kesh mundësinë të komunikosh me mua për paqartësi dhe orientim, në mënyrë që të mos ndihesh vetëm gjatë këtij procesi.
Nëse gjatë konsultës ose gjatë ndjekjes në vazhdim, bazuar në gjykimin tim profesional, lind nevoja për një vlerësim më të thelluar, do të rekomandoj drejtimin tek profesionisti përkatës, në mënyrë që bebushi të marrë mbështetjen e duhur.
Përgjigje:
Po.
Pas konsultës do të kesh mundësinë të komunikosh me mua përmes WhatsApp, për qartësime dhe orientim gjatë zbatimit të udhëzimeve në shtëpi.
Kjo mbështetje shërben për të të ndihmuar të ndihesh e sigurt në atë që po bën, të sqarosh paqartësi dhe të marrësh drejtimin e duhur gjatë procesit, pa e kaluar fokusin e konsultës në ndjekje të vazhdueshme apo trajtim.
Rezervimi i orarit konfirmohet pas përfundimit të pagesës online, e cila është mënyra standarde e pagesës për këtë konsultë.
Në rast se pagesa online nuk është e mundur, mund të më kontaktosh për të diskutuar një mënyrë alternative pagese. Në këto raste, pagesa duhet të kryhet dhe të konfirmohet të paktën 24 orë përpara orarit të konsultës.
Nëse pagesa nuk konfirmohet brenda këtij afati, orari lirohet automatikisht dhe i ofrohet familjeve të tjera në pritje.
Ky rregull na ndihmon të respektojmë kohën dhe angazhimin e të gjithëve, si dhe të mbajmë oraret të qarta, të drejta dhe të organizuara.
📍 online
⏱ 60 minuta
Investimi për konsultën
Shënim: Për shkak se dua ti përkushtohem çdo familjeje dhe çdo bebushi me vëmendjen dhe kohën që kanë nevojë, nuk mund të zhvilloj më shumë se disa konsulta në javë. Prandaj të lutem kontrollo oraret e lira për javën para se të prenotosh.