Mëso si ta ndihmosh bebin tënd të arrijë fazat e zhvillimit fizik, pa e sforcuar.
Një konsultë individuale ku do të tregoj saktësisht si ta kuptosh zhvillimin e bebushit tënd më mirë, nëpërmjet ushtrimeve dhe aktiviteteve të thjeshta, të përshtatura për fazën ku ndodhet bebi yt, në mënyrë që të dish çfarë të bësh dhe si ta ndihmosh.
bebushi yt po përpiqet të mësojë një aftësi të re- qoftë qëndrimin barkas, rrotullimin, ecjen zvarritëse, ecjen këmbadorazi, ngritjen këmbë apo ecjen e pavarur, por po mundohet kaq shumë ose një fazë po zgjatet më shumë seç prisje dhe ti e kupton që bebi ka nevojë për pak ndihmë
pediatri thotë “është brenda normales”, por ti ende nuk di çfarë të bësh praktikisht
dëgjon shumë këshilla, por asnjë nuk të ndihmon të kuptosh çfarë është e përshtatshme për bebin tënd
je lodhur duke kërkuar pafund në Google ushtrime që bebi nuk i pëlqen dhe as nuk funksionojnë prandaj ti i lë fare.
ti prapë dëshiron ta ndihmosh bebin të zhvillohet përmes lëvizjes dhe lojës së shëndetshme, por ama pa e sforcuar
Atëherë , dije se je në vendin e duhur.
Shumë prindër që vijnë në konsultë më thonë të njëjtën gjë:
Pediatri thotë që gjithçka është “brenda normales”, por ata ende ndihen të pasigurtë sepse nuk dinë si ta ndihmojnë bebin e tyre konkretisht kur bebi ka vështirësi të arrijë një fazë të caktuar.
Por në fakt problemi zakonisht nuk është se prindi nuk po bën mjaftueshëm.
Shpesh, problemi është që askush nuk u ka udhëzuar si ta ndihmojnë bebin në mënyrë të qartë, duke respektuar ritmin e tij.
Kur nuk ke:
një mënyrë për të kuptuar fazat e zhvillimit të bebit tënd
një mënyrë të thjeshtë për ta stimuluar përmes lëvizjes së shëndetshme
një plan të thjeshtë se çfarë të bësh dhe çfarë jo
edhe prindërit më të përkushtuar përfundojnë duke dyshuar veten.
Por gjërat nuk kanë pse të jenë kështu sepse këto dyshime nuk të ndihmojnë as ty as bebin.
Imagjino të zgjohesh çdo mëngjes duke ditur çfarë aktivitetesh dhe lojrash do të bëni sot me bebin tënd. Jo sepse ke një listë gjërash që duhet ti bësh me detyrim, por sepse ti e di çfarë i shërben atij në këtë fazë.
Imagjino që nuk po dyshon më veten çdo ditë, sepse tani ti e di që po bën më të mirën për zhvillimin fizik të bebit tënd.
Imagjino që tani krahasimet nuk të bëjnë fare përshtypje. Sepse tani në vend që të ndikohesh nga komentet “është herët” apo “është vonë”, nga këshillat '' bëj këtë" e "mos bëj atë" , ti qëndron e qetë, sepse ti e di në cilën fazë ndodhet bebushi yt tani dhe çfarë është e përshtatshme për të sepse je duke e praktikuar!
Tani ti e di si ta ndihmosh bebin të arrijë fazat e zhvillimit të tij dhe di ku të drejtohesh nëse një fazë zgjatet më shumë seç duhet — pa e sforcuar dhe pa improvizuar.
Më e rëndësishmja : në vend të dyshimit të përditshëm, ke qartësi.
Sepse tani ke një plan të thjeshtë dhe të personalizuar që të jep siguri në atë që bën çdo ditë me bebin tënd.
Kjo është pikërisht mënyra se si shumë prindër ndihen pas konsultës.
Kjo është një konsultë 1:1 që do ta zhvillohet fizikisht në Tiranë, për prindërit e bebushave 0–18 muaj, ku unë do të të udhëzoj personalisht gjatë gjithë procesit për të kuptuar zhvillimin fizik të bebit tënd dhe për ta mbështetur atë në mënyrë të sigurt.
Konsulta Është një takim individual, i fokusuar te bebushi yt dhe tek ty, ka si qëllim të të ndihmojë bebushave të kuptosh qartë në cilën fazë zhvillimi ndodhet bebi jot dhe si ta ndihmosh zhvillimin e tij në mënyrë të sigurt dhe pa e sforcuar, përmes ushtrimeve dhe aktiviteteve të përshtatura.
Udhëtimi ynë fillon që në momentin që rezervon konsultën.
Pasi të rezervosh konsultën tënde, do të marrësh konfirmimin e rezervimit dhe të gjitha informacionet e nevojshme për takimin tonë në email dhe WhatsApp
(adresën e studios në Tiranë, datën dhe orarin e konsultës).
Do të marrësh gjithashtu një formular të shkurtër për zhvillimin e bebit, i cili plotësohet paraprakisht dhe më ndihmon të përgatitem për konsultën në mënyrë sa më të personalizuar.
Takimi ynë do të zgjasë 1 orë dhe do të zhvillohet në ambientin e studios në Tiranë, në një hapësirë të qetë dhe të sigurt, ku do të sigurohem që ti dhe bebushi yt të ndiheni sa më të lirshëm dhe rehat.
Bebi do të ketë hapësirë të lëvizë lirshëm në tapet, të luajë dhe të ndërveprojë me ty, pa presion dhe pa sforcim.
Qëllimi është që ai të ndihet rehat dhe i sigurt, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shohim vërtet si lëviz, si pozicionohet dhe si reagon natyrshëm.
Ndërkohë që bebushi luan dhe eksploron lirshëm, unë do të:
vëzhgoj lëvizjet e tij
shoh mënyrën si pozicionohet
kuptoj në cilën fazë të zhvillimit fizik ndodhet aktualisht
Duke e lejuar bebin të shprehet përmes lëvizjes dhe lojës teksa ndihet i sigurt në praninë tënde, arrijmë të kuptojmë më qartë fazën ku ndodhet dhe çfarë ka realisht nevojë në këtë moment.
Gjatë konsultës do të ndjekim udhëzimet e vetë bebit. Kjo nuk është një vizitë tradicionale “pas tavolinës”, por një proces ndërveprimi dhe loje, sepse loja është ajo që na tregon më qartë gjithçka që duhet të dimë për zhvillimin e tij.
Ndërkohë që bebi luan e eksploron do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe dyshimeve të tua në lidhje me fazat e zhvillimit të bebit, duke të shpjeguar çdo gjë në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.
Qëllimi është që gjatë konsultës të kuptosh qartë çfarë po bëjmë dhe pse, në mënyrë që të ndihesh e sigurt dhe e orientuar edhe pas takimit.
Bazuar në atë që vëzhgoj dhe diskutojmë së bashku, do të të udhëzoj hap pas hapi se çfarë çfarë është e përshtatshme për bebin tënd në këtë fazë të bësh dhe si ta ndihmosh bebushin tënd në shtëpi ide për ushtrime dhe aktivitete përmes lojës, të përshtatura për moshën dhe aftësitë e tij + orientim se si t’i zbatosh këto aktivitete në shtëpi, në mënyrë të sigurt.
Pas përfundimit të konsultës, do të përgatis planin e personalizuar me ushtrime dhe aktivitete dhe ushtrime, të cilin do ta marrësh në fund të ditës në adresën tënde të email-it për ta ndjekur në shtëpi.
Më pas, ecuria do të ndiqet në vazhdimësi prej meje përmes komunikimit në numrin që do të kesh në WhatsApp, në mënyrë që të mos ndihesh vetëm në këtë rrugëtim.
Kjo konsultë është ndërtuar për të të dhënë qartësi dhe udhëzim të personalizuar, si edhe të të ndihmojë ta kuptosh më mirë zhvillimin fizik të bebit tënd dhe si ta stimulosh atë në mënyrë të sigurt .
Gjatë konsultës do të marrësh:
Një plan të personalizuar ushtrimesh dhe aktivitetesh, të ndërtuar për fazën ku ndodhet bebi yt
Shpjegim të qartë se si dhe pse bëhen këto ushtrime
Udhëzim se si t’i zbatosh në shtëpi me siguri, përmes lojës dhe pa e sforcuar bebin
Si të krijosh rutinën tuaj me aktivitetet fizike
çfarë janë aftësitë kryesore që do presësh më pas
kur është normale të presësh dhe kur ka nevojë të drejtohesh për ndihmë të mëtejshme
Konsulta do të përfshijë:
Vëzhgim dhe vlerësim i fazave të zhvillimit fizik të bebit përmes lëvizjes dhe lojës
Udhëzim i drejtpërdrejtë dhe i personalizuar gjatë takimit
Shpjegim i qartë se si t’i zbatosh këto ushtrime në shtëpi, në mënyrë të sigurt
materiale praktike me ushtrime dhe video, që prindi i merr në telefon dhe mund t’i shikojë lehtësisht si ti bëjë në shtëpi me bebin
ke një bebush 0–18 muaj dhe ke dyshime për zhvillimin e tij fizik
pediatri të ka thënë që gjithçka është “brenda normales”, por ti ende nuk ndihesh e sigurt
ndihesh e lodhur nga këshilla të ndryshme dhe informacione kontradiktore
do të dish çfarë të bësh konkretisht, jo vetëm të lexosh teori
dëshiron ta ndihmosh bebin tënd pa e sforcuar, në mënyrë të sigurt
kërkon udhëzim të personalizuar, jo ushtrime të përgjithshme nga interneti
do të ndihesh më e qetë dhe më e sigurt në atë që bën çdo ditë për bebin tënd
Pyetjet më të shpeshta që kanë prindërit para se të rezervojnë:
Jo. Kjo konsultë nuk ka për qëllim vendosjen e diagnozave dhe nuk zëvendëson vizitën te pediatri.
Jo. Kjo konsultë nuk përfshin trajtime apo programe rehabilitimi.
Kjo është shumë e zakonshme.
Po. Pas konsultës do të marrësh një plan të personalizuar me ushtrime dhe aktivitete, të përshtatura për fazën ku ndodhet bebushi yt, së bashku me udhëzime të qarta se si t’i zbatosh në mënyrë të sigurt në shtëpi. Plani i personalizuar përgatitet pas përfundimit të konsultës dhe do të të dërgohet në email-in tënd personal në fund të ditës.
Përgjigje:
Zhvillimi i bebit nuk është linear dhe çdo bebush ka ritmin e tij.
Ushtrimet kanë për qëllim t’i krijojnë bebit kushtet e duhura për të mësuar një aftësi, jo ta detyrojnë ta arrijë atë brenda një afati të caktuar.
Çdo bebush ka ritmin e vet por shpesh përmirësimet vërehen gradualisht, në mënyrën se si bebi lëviz, pozicionohet e si i arrin aftësitë e reja.
Për këtë arsye, pas konsultës do të kesh mundësinë të komunikosh me mua për paqartësi dhe orientim, në mënyrë që të mos jesh vetëm gjatë këtij procesi.
Dhe nëse gjatë konsultës ose gjatë ecurisë në vazhdim, bazuar në vlerësimin tim profesional, nëse lind dyshimi se nevojitet një vlerësim më i thelluar, do të rekomandoj drejtimin tek profesionisti përkatës, në mënyrë që bebushi të marrë mbështetjen e duhur.
Përgjigje:
Po. Pas konsultës do të kesh mundësinë të komunikosh me mua përmes WhatsApp, për qartësime dhe orientim gjatë zbatimit të udhëzimeve në shtëpi
Rezervimi i konsultës konfirmohet vetëm pas përfundimit të pagesës.
Kjo na ndihmon të respektojmë kohën dhe angazhimin e të gjithëve dhe të mbajmë oraret të qarta.
Vendet plotësohen sipas radhës së rezervimit dhe numri i konsultave është i limituar.
Jo. Për të konfirmuar orarin, pagesa duhet të kryhet në momentin e rezervimit.
Vetëm pas pagesës vendi yt konsiderohet i siguruar.
Konsulta zhvillohet në studion në Tiranënjë ambient të qetë dhe të sigurt, të përshtatur për prindërit dhe bebushat, ku bebi ka hapësirë të lirë për të lëvizur dhe luajtur.
Adresa e saktë dhe të gjitha informacionet logjistike do të të dërgohen me email dhe WhatsApp pas konfirmimit të rezervimit.
Konsultat zhvillohen më 16 dhe 17 Janar.
Konsulta zgjat 1 orë dhe zhvillohet në mënyrë individuale (1:1), për të të ofruar të gjithë dedikimin dhe udhëzimin familjeve që zgjedhin këtë shërbim. Dhe për të qenë sa më korrekte dhe për ti siguruar prindërve dhe bebushave një shërbim sa më cilësor, numri i konsultave do jetë i limituar.
🗓️ 16 -17 Janar
📍 Tiranë
⏱ 60 minuta
Investimi për konsultën
Shënim: Duke qenë se do të jem në Tiranë vetëm për 2 ditë, numri i konsultave është i kufizuar.
Kjo më lejon t’i përkushtohem çdo familjeje dhe çdo bebushi me vëmendjen dhe kohën që kanë nevojë.
Rezervimet konfirmohen vetëm pas përfundimit të pagesës, për të respektuar kohën dhe angazhimin e të gjithëve.